Fondacioni HM është perzgjedhur si anëtar i Platformës së Partneritetit të Integrimit Evropian për Kapitullin 8 “Politika e Konkurrencës”. Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) është tryeza e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian për çdo kapitull. Ky është mekanizmi ku të gjithë përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë ju jepet mundësia për të qenë pjesëmarrës aktiv në procesin e negociatave për anëtarësim. Angazhimi në procesin e integrimit evropian është vullnetar. Autoriteti i Konkurrencës si lider dhe koordinator i kapitullit 8 ftoi të gjithë aktorët jo-shtetërorë që veprojnë në fushat e kapitullit 8 të kontribuojnë. Përmes emailit Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar perzgjedhjen e Fondacionit HM si anëtar i Platformës së Partneritetit të Integrimit Europian për Kapitullin 8. Në kuadër të proçesit të integrimit evropian, përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumentave strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së kërkon përgatitje cilësore dhe konsultime intensive me të gjithë aktorët e shoqërisë. Në këtë kuadër është parashikuar dhe ngritja e 33 tryezave të diskutimit dhe konsultimit të cilat korrespondojnë me 33 kapitujt e Acquis që do të negociohen si pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian. Në kuadër të këtyre tryezave, realizohet komunikimi dhe këshillimi mbi proçesin e integrimit evropian mes Autoritetit të Konkurrencës, si lider dhe koordinator i kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës, dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilat kanë një interes të veçantë në fushat që mbulohen nga ky kapitull.
Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani
Ambasada e Rumanise ne Tirane njofton personat me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani....